Kurti takon sportistët në Gjilan, flet për investime në sport dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit

11:49 | 21 Maj 2026
E.H

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me sportistë dhe sportdashës në Gjilan, ku ka folur për punën, rezultatet dhe planet në fushën e sportit dhe rinisë.

Kurti u shprehur se sporti dhe rinia zhvillohen bashkë dhe nxisin potencialin për rritjen e talenteve.

Ai përmendi edhe programet “Sporti në Shkolla” dhe “Drejt Malit”, të cilat sipas tij po e lidhin sportin me arsimin dhe të rinjtë me natyrën, duke e trajtuar sportin jo vetëm si argëtim dhe shëndet, por edhe si garë që kultivohet që nga fëmijëria.

Në fund, Kurti njoftoi se në Gjilan po ndërtohet Stadiumi i Qytetit me kapacitet prej 8,750 ulësesh dhe kosto prej 12 milionë e 740 mijë euro, duke shtuar se punimet po vazhdojnë pa ndërprerje për përfundimin sa më të shpejtë të projektit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale