Ministria e Infrastrukturës njofton se më 12 dhjetor 2024 (e enjte), do të realizohet minimi Nr. 4 i masave shkëmbore në anën e majtë të zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc, LOT-3.
Për shkak të këtij procesi, do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë dhe deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të jetë në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
“Ju njoftojme se me daten 12.12.2024 (E enjte), ne trasen e Zgjerimit te Rruges Nacionale N9., Segmenti Kijeve-Dollc LOT-3, do te realizohet minimi Nr.4 i masave shkembore nga ana e majte e zgjerimit te rruges. Me kete rast do te behet nderprerja e qarkullimit te trafikut nga udhekryqi i Gjakoves ne Kline e deri te udhekryqi i rruges per Gjurgjevik. Nderprerja e trafikut do te behet ne intervalin kohore: Nga ora 15:00 deri ne pastrimin dhe hapjen e rruges”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave