Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan.
Osmani ka bërë me dije se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit.
“Me datën 25.12.2024 rreth orës 12:15, në hyrje të fshatit Doberqan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy veturave me targa jo vendore. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë marre lëndime trupore të cilët janë transferuar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit. Hetuesit Policor të aksidenteve janë duke u hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai./Arbresh.info
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...