Mancheter City dhe ylli i klubit, Erling Haaland assesi nuk po arrijnë të gjejnë formë të mirë këtë sezon.
Skuadra ka vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Teksa “makineria” e golave, Erling Haaland është ndalur dhe nuk po shënon më. Ai ka vetëm tre gola 11 ndeshjet e tij të fundit.
Norvegjezi ka marrë kritika të forta nga analistë e opinionist sportiv në Britani, mirëpo Guardiola i ka dalë në mbrojtje 24-vjeçarit.
“Ka të bëjë me ekipin, jo vetëm me një lojtar. Kur Erling po shënonte kaq shumë, kjo ishte për shkak të të gjithë ekipit. Haaland është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen. Ne duhet ta përdorim atë më mirë.
“Gjithçka ka të bëjë me ne, të gjithë ne. Djemtë vrapojnë më shumë se kurrë. Shumë detaje të mëdha dhe të vogla na bëjnë më pak efektivë se më parë,” tha Guardiola.
City ndeshjen e radhës e luan ndaj Evertonit të enjten në kuadër të Premier League./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron