Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë mbrëmjes së sotme ka organizuar një darkë tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik në Shqipëri.
Para të pranishmëve, ai ka thënë se Shqipëria ka vetëm një plan, e që sipas tij, është integrimi në Bashkimin Evropian.
“Ndërsa i qasemi një viti elektoral, besoj se do zërë vend në raportet dhe letrat tuaja. Pavarësisht se për kë do votojnë shqiptarët, ata do tregojnë se i përkasin familjes euroatlantike. Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan, Bashkimin Evropian”.
“Brenda kësaj dekade, do të japim gjithçka kemi, që kjo të bëhet realitet. Sidoqoftë, është afërmendsh që duam të jemi miq, miq të mirë e besnikë, me të gjithë të tjerët rreth kësaj tryeze, të cilët jetojnë, punojnë e rrisin mirëqenien matanë kufijve të Evropës demokratike, si për shembull vendet vëllazërore të Gjirit, sistemi politik i të cilave është ndryshe nga i yni, por me të cilat kemi një lidhje të fortë dhe shpresoj e lutem që të bëhet edhe më e fortë”, tha Rama./A2cnn
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...