Atalanta ka shënuar fitore të vështirë ndaj Empolit për të mbetur në krye të tabelës.
Skuadra e Gjimshitit triufmoi me rezultat 3:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Serie A.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 13-të me golin që e shënoi Lorenzo Colombo.
Charles De Ketelaere në minutën e 34-të i barazoi shifrat për vendësit. Shtatë minuta më pas Ademola Lookman shënoi për 2:1.
Sebastiano Esposito në minutën e 56-të i barazoi shifrat në 2:2.
De Ketelaere në minutën e 86-të realizoi sërish për 3:2 e që në fund ishte edhe goli i fitores për Atalantan.
Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 70-të te vendësit. Ndërsa Ardian Ismajli e kompletoi ndeshjen tek Empoli.
Atalanta mbetet lidere në tabelë me 40 pikë, ndërsa Empoli renditet në pozitën e 11-të me 19 pikë.
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!