Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në jugperëndim të Turqisë ku një helikopter është përplasur me ndërtesën e një spitali.
Helikopteri u ngrit nga Spitali i Muglasë dhe brenda tij ndodheshin katër persona, përkatësisht dy pilota,një mjek dhe një personel tjetër mjekësor, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë Turke. Nga përplasja e rëndë, të katërt personat mbetën viktima.
Guvernatori rajonal i Muglasë, Idris Akbiyik, u tha gazetarëve se helikopteri goditi fillimisht katin e katërt të ndërtesës së spitalit përpara se të prekte tokën. Për fat të mirë, askush brenda ndërtesës nuk pësoi dëmtime. Shkaku i aksidentit, që ndodhi gjatë mjegullës të dendur, po vijon të hetohet nga policia.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ‘mbeturina’ nga aksidenti të shpërndara rreth zonës jashtë ndërtesës së spitalit, me ambulanca dhe grupe emergjencash në vendin e ngjarjes.
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...