
default
Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë investuar rreth 500 mijë euro në shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik në komunë.
Investimet janë realizuar në disa lokacione kryesore, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e jetës për banorët e zonave përfituese.
“E premtuam dhe e bëmë. Gjysmë milion euro janë investuar me sukses vetëm këtë vit në shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik”, ka njoftuar Aliu përmes një postimi në Facebook.
Lokacionet ku ka përfunduar ndriçimi publik përfshijnë rrugën “Anton Çetta dhe fshatrat Pjetërshticë, Carralevë, Gjyrkoc, Mollopolc, Vojnoc dhe Reçak.
Përveç këtyre, ndriçimi është shtrirë edhe në shumë zona të tjera, duke u siguruar qindra familjeve dhe banorëve lëvizje më të lirshme dhe më të sigurta gjatë natës.
Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës komunale, duke e bërë Shtimen një vend më të ndriçuar dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...