Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.
Incidenti, që fillimisht po cilësohet si sulm i qëllimshëm, gjeti një makinë të tipit BMW që u përplas me një turmë njerëzish, ku dyshohet të ketë edhe një të vdekur.
Sipas shërbimit të shpëtimit, janë 60 deri në 80 të lënduar, shkruan ZDF.
Drejtuesi i makinës është arrestuar.
Dëshmitarët raportojnë se automjeti ka hyrë direkt në turmë dhe ka shpërthyer paniku.
Autoritetet citojnë kreun e tregut të Krishtlindjeve, i cili bëri thirrje që njerëzit të largohen nga qendra e qytetit. Mediat e tjera raportojnë se policia po kërkon për eksploziv, në treg.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...