Një 19 vjeçar ka sulmuar me thikë mësimdhënësit dhe nxënësit në një shkollë fillore të Zagrebit. Një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën ndërsa një mësimdhënëse është në gjendje kritike. Nuk dihet motive ndërsa nesër në Zagreb është shpallur Ditë Zie.
Një nxënës 7 vjeçar ka humbur jetën, një mësimdhënës dhe disa nxënës tjerë kanë pësuar lëndime pas një sulmi me mjet të mprehtë të një 19 vjeçari në një shkollë fillore në Zagreb të Kroacisë.
Davor Bozhinoviç, ministri i punëve të brendshme të Kroacisë ka njoftuar se sulmuesi është arrestuar 10 minuta pas kryerjes së krimit ndërsa ka thënë se ai është kapur para se të kryente vetëvrasje.
Bozhinoviq ka thënë se i dyshuari, ish-nxënës i kësaj shkolle, pasi ka kryer sulmin ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është ngujuar në një qendër mjekësore dhe ka nisë ta lëndojë veten me thikë.
Sulmuesi fillimisht kishte hyrë në mësonjëtoren ku ishin nxënësit e klasës së parë e më pas thuhet se ka vazhduar në korridor.
Sipas ministrisë së shëndetësisë, dy të rritur dhe pesë fëmijë ndodhen në spital për shkak të lëndimeve të marra. Jo zyrtarisht mësohet se mësimdhënësja ndodhet në gjendje kritike.
Andrej Plenkoviq, Kryeministri kroat ka thënë të jetë tmerruar nga ngjarja në Shkollën Fillore Preçko. U shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta prindërve të fëmijëve të lënduar.
Plenkovic ka thënë se publiku do të informohet sapo të grumbullohen informatat e detajuara. Kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomasheviq, 21 dhjetorin e ka shpallur Ditë Zie për kryeqytetin kroat./rtk
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim