Një vdekje misterioze ka ndodhur në bordin e një anije e cila kishte udhëtuar nga Los Angelos në Meksikë, konkretisht në Ensenada në Meksikë.
35-vjeçari Michael Virgil, raportohet se vdiq pasi atij iu injektua një qetësues nga anëtarët e ekuipazhit, pasi ky kishte shkaktuar shumë probleme në hotelin e kësaj anije.
Këtë e pohon edhe familja e tij, por deri më tani nuk është arritur të vërtetohet.
Virgil bëri disa gjeste agresive në korridor duke i detyruar stafin që të përdorin spejit të piperit për ta vënë nën kontroll.
Ai shihet nga kamerat e sigurisë teksa përplaset për një dere dhe gris rrobat.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja se pse ka ndodhur ky ‘shpërthim’ i 35 vjeçarit.
Rreth këtij rasti në hetim është përfshirë edhe Zyra Federale e Hetimeve të ShBA-së, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron