Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka shtuar kontrollin e futave të mandarinës, pa dallim origjinën e tyre, pas sugjerimit të sistemit të paralajmërimit të mëhershëm të BE-së, për kontrollin e nivelit të pesticideve të përdorura në këto fruta.
Zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi ka thënë për RTK-në se me konstatimin e gjendjes së frutave me sasi të pesticideve do të merren masat e duhura.
“Ne kemi ngritur masat e nivelit të kontrollit për të gjitha ngarkesat pa marrë para sysh origjinën me produkte mandarinë dhe të gjitha këto do të dërgohen për testim laboratorik për të vërtetuar prezencën dhe përqindjen e prezencës të pesticideve në këtë produkt. Nuk ka masë ndalese, ne e kemi ngrit vetëm nivelin e kontrollit për të heqë të gjitha dyshimet sa i përket sigurisë së këtij produkti…Por tani që ka ndryshuar situata ne për të hequr këto dyshime kemi vendosur që të shtohen masat e kontrollit që nënkupton që secila ngarkesë do të mostrohet dhe këto mostra do të dërgohen në laborator për testim dhe pastaj varësisht nga rezultati do të vendoset për masat ekzekutiv tutje”, ka theksuar ai.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses