Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, konfirmoi për Arbresh.info se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50.
Ahmeti shtoi se aktualisht po kryhen hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 08:50, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ku është djegur një veturë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha ajo./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...