Deputetja e LDK-së, njëherësh kandidate për një mandat të ri, për herë të parë në listën e LDK-së, ka thënë se lista e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit, është më e mira që e ka vendi.
Doarsa Kica-Xhelili, tha se kjo listë përmban njerëzit më profesionistë e më të balansuar.
“Lista e LDK-së praktikisht është lista me njerëzit më të mirë që i ka Kosova, më profesionistë, më të balansuar, dhe është lista ku njerëzit e bëjnë numrin, e jo numri njeriun. D.m.th., unë mendoj se LDK-ja e ka ofruar pikërisht atë që e ka premtuar. Një listë me njerëz që e duan Kosovën, si një projekt të përhershëm, me njerëz që janë të vendosur ta bëjnë ndryshimin. Një listë ku ti e gjen një ekip të jashtëzakonshëm e cila e kupton edhe rëndësinë e asaj që e kemi më të shenjtën, që është shtetësia e Kosovës, një listë që e kupton respektimin e Kushtetutës dhe urgjencën për zhvillim. Mendoj se me këtë listë, shumë lehtë, kushdo që voton, mund të hyjë në vendvotim, t’i mbyll sytë dhe t’i rumbullakojë 10 emra, jam e bindur që s’gabon”, deklaroi Kica-Xhelili në Rubikon.
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...