Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot vendosjen e sanksioneve ndaj tre individëve dhe katër kompanive që janë pjesë e rrjetit të klientelës së presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik.
Këto sanksione përfshijnë gjithashtu Stasa Kosarac, një politikan nga Bosnja dhe Hercegovina, i identifikuar si mbështetës kryesor i korrupsionit dhe agjendës destabilizuese politike të Dodik.
Më parë, Dodik ishte sanksionuar nga SHBA për përfshirje në korrupsion që lidhet me Ballkanin Perëndimor.
Në vite, ai ka përdorur pozitën e tij zyrtare për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Igor Dodik. Kjo veprimtari ka dëmtuar besimin publik në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në sundimin e ligjit.
Rrjeti i Dodik ka vazhduar përpjekjet për të shmangur sanksionet amerikane duke manipuluar strukturat drejtuese dhe duke riregjistruar kompani të sanksionuara nën emra të rinj.
SHBA, përmes veprimit të sotëm, thekson përpjekjet e hapura dhe të korruptuara të familjes Dodik për të pasuruar veten dhe për të anashkaluar sanksionet. Masat e Departamentit të Thesarit po ndërmerren sipas Urdhrit Ekzekutiv 14033, i cili ndalon pronësinë dhe hyrjen në SHBA për individë që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor./rtk
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin