Bizneset vendore kanë shtrirë rrjetin e tyre edhe në komunat veriore, të cilat janë me shumicë serbe.
Në një intervistë për Arbresh.info, kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi tha se ka pasur takime me biznesmen shqiptar, një ndër ta dhe biznesmeni Rrahim Pacolli, me të cilin janë dakorduar për hapjen e disa bizneseve në këtë komunë, gjë që do të rriste mundësitë e qytetarëve të kësaj komune për punësim.
“Dje kam pasur një takim edhe me z. Pacolli. Na ka premtuar se do t’i hap disa , s’po du me zbulu çka. Do jetë risi dhe do na përkrahë, nëse shkon mirë puna”, tha Hetemi.
Arbresh.info ka mësuar se një nga bankat vendore, shumë shpejt do të hap pikën e saj në komunën e Leposaviqit, duke qenë kështu në shërbim të qytetarëve të kësaj komune./Arbresh.info/
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...