Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i indinjuar me gjuhën fyese dhe të papranueshme të profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Sipas AGK-së, në dy paraqitje mediale në ditët e fundit, Spahiu ka përdorur fjalor ofendues dhe diskriminues në raport me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në vendin tonë.
“AGK-ja e fton zotin Spahiu të kërkojë falje publike për fjalorin, dhe nga mediat që të punojnë për të mos lejuar hapësirë të një gjuhe që cenon integritetin e qytetarëve të Kosovës të këtij komuniteti. AGK-ja gjithashtu kërkon nga KPM-ja dhe KMSHK-ja të monitorjnë gjuhën e urrejtes ndaj komuniteteve në media”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Nëpërmjet disa bashkëpunimeve dhe aktiviteteve, AGK-ja angazhohet vazhdimisht për përfshirjen e të tri komuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian në jetën publike të Kosovës dhe kundër përdorimit të gjuhës fyese dhe përjashtuese ndaj tyre./Arbresh.info/
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...