Marcus Rashford duket se do të largohet nga Manchester United, ndoshta në afatin kalimtar të janarit, pasi pranoi se është gati për një sfidë të re.
Trajneri i Djajve të Kuq, Ruben Amorim e la jashtë ekipit 27-vjeçarin në fitoren 2-1 të fundjavës së kaluar ndaj Manchester Cityt, duke nxitur spekulimet për të ardhmen e tij në Old Trafford.
“Është dëshpëruese të lihesh jashtë në derbi, por ka ndodhur tashmë, ne e fituam ndeshjen, kështu që le të vazhdojmë”, tha Rashford në një intervistë për Henry Ëinter.
“Është zhgënjyese, por unë jam gjithashtu dikush që jam rritur që mund të përballoj pengesat. Çfarë do të bëj për këtë? Uluni aty dhe qani për këtë. Ose bëj më të mirën herën tjetër që të jem në dispozicion.”
“Mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm”, përfundoi ai.
Rashford është pjesë aktive e ekipës së parë se “Djajve të Kuq” që nga sezoni 2015/16./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...