Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë numrin e saktë të hapave që një person duhet të bëjë çdo ditë për të ulur rrezikun e depresionit.
Sipas një analize të re, e cila përfshiu 33 studime me gati 100,000 të rritur që përdorën pajisje për matjen e aktivitetit fizik, u zbulua se numri i hapave ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit mendor, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë, ndryshe nga qëllimi i njohur prej 10,000 hapash, studiuesit theksojnë se ky numër mund të jetë i tepërt kur bëhet fjalë për përmirësimin e humorit. Studimi, i publikuar sot në Jama Network Open, tregon se 7,500 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të reduktuar rrezikun e depresionit me 42%.
Ndërsa një numër hapash nën 5,000 u lidh me një rrezik më të lartë për depresion, studiuesit theksuan se vendosja e synimeve të përditshme për numrin e hapave është e lehtë për t’u kuptuar dhe mund të integrohet lehtësisht në jetën e përditshme.
Kjo sipas daily mail, mund të ketë një rol të rëndësishëm në udhëzimet për parandalimin e depresionit.
Përveç përfitimeve në shëndetin mendor, numërimi i hapave ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e zemrës dhe zgjatjen e jetës, sipas ekspertëve.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...