Luigi Mangione është akuzuar për vrasje për “akt terrorizmi” në vrasjen e shefit ekzekutiv të “UnitedHealthcare”, Brian Thompson, njoftuan të martën prokurorët e Nju-Jorkut.
Aktakuza u bë publike gjatë një konference për shtyp pasditen e së martës, disa ditë përpara se i dyshuari të paraqitet në gjykatën e Pensilvanisë për një seancë paraprake mbi akuzat për armë. Ai u arrestua në Commonwealth pas një ndjekjeje gati njëjavore.
26-vjeçari akuzohet se ka qëlluar për vdekje drejtuesin e kujdesit shëndetësor në rrugët e Manhatanit në mëngjesin e 4 dhjetorit dhe më pas i ka shpëtuar policisë përpara se të arrestohej në një McDonald’s në Pensilvani.
Sulmuesi i dyshuar ka angazhuar avokaten e profilit të lartë Karen Friedman Agnifilo për ta mbrojtur atë. Agnifilo ka punuar më parë në Zyrën e Prokurorit të Qarkut në Manhattan, duke shërbyer si ndihmëse kryesore i prokurorit të qarkut për shtatë vjet, përpara se të kalonte në punë private në 2021.
Mbështetësit e Mangiones vazhdojnë të dhurojnë mijëra dollarë për fondin e tij të “mbrojtjes”. Fondi anonim “Komiteti Ligjor i 4 Dhjetorit” ka grumbulluar më shumë se 140,000 dollarë donacione në faqen e internetit të financimit nga popullata, “GiveSendGo”./ap/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër