Një ishull i ri, i quajtur Bacan, po ‘lulëzon’ në Venecia falë një sistemi të ri mbrojtjeje nga përmbytjet.
Bacan është një zonë me sipërfaqe të vogël afër ishullit Sant’Erasmo në Lagunën Veriore të Venecias. Ai mund të arrihet vetëm me anije private. Ishulli vizitohet nga banorët lokalë gjatë muajve të verës si një ‘vend shpëtimi’ nga qyteti plot me turistë.
Por tashmë falë një sistemi të ri mbrojtjeje nga përmbytjet nënkupton se ishulli mund të aksesohet gjatë gjithë vitit.
Barriera e përmbytjeve Mose u hap në vitin 2020 dhe mbron qytetin verior italian nga rritjet e nivelit të detit.
Giovanni Cecconi i tha gazetës: “Barriera përshpejton rrjedhjen e ujit në lagunë kur është e hapur, duke sjellë më shumë rërë, e cila ndihmon në mbajtjen e Bacan. Dhe duke ngritur barrierën gjatë dimrit për të parandaluar nivelin e lartë të ujit, ishulli është mbrojtur nga niveli i lartë që dikur e shkatërronte,” shtoi ai.
Bacan u përmbyt për herë të fundit në dimrin e vitit 2020. / abcnews.al
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim