Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një ceremoni që u mbaj sot (e martë) në Doha të Katarit.
Vinicius për ta fituar këtë çmim u desh që ta mposhtë konkurrencën e ashpër nga Rodri dhe bashkëlojtari i tij Jude Bellingham.
Pasi mori këtë çmim, tashmë janë zbuluar edhe votat të cilat janë dhuruar nga përzgjedhësit e kombëtareve dhe kapitenët si dhe gazetarët.
Nga Kosova të drejtë vote kishin përzgjedhësi Franco Foda dhe kapiteni i kombëtares Amir Rrahmani, si dhe redaktori i sportit në T7, Valon Konushevci.
Foda vendosi që më së shumti pikë t’i jap Rodrit, teksa Rrahmani dhe Konushevci votuan në të mirë të Vinicius.
Këto janë të gjitha votat nga Foda, Rrahmani dhe Konushevci:
Franco Foda:
1.Rodri
2.Vinicius Jr
3.Lamine Yamal
Amir Rrahmani:
1.Vinicius Jr
2.Kylian Mbappe
3.Rodri
Valon Konushevci:
1.Vinicius Jr
2.Rodri
3.Lamine Yamal
/Telegrafi/
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari