Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të vizitës zyrtare të Gjeneral Bashkim Jasharit në Berlin.
Marrëveshja u nënshkrua mes komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shefit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.
Gjatë takimit bilateral, të dy gjeneralët diskutuan mbi sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.
FSK-ja tha se marrëveshja e nënshkruar siguron përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në në mbështetje të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare.
Njëherësh fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë stërvitjet, trajnimet, mbështetjen teknike dhe logjistike, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...