Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim kryetarin e BDI-së nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Ahmetin kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, përcjell Arbresh.info.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje. Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike”, ka shkruar Krasniqi.
“Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim”, shtoi tutje Krasniqi./Arbresh.info
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...