Barcelona e di se sa kyç është Lamine Yamal në ekipin e tyre edhe pse në moshën 17-vjeçare, ndërsa lajmi i mirë është se ai do të qëndrojë në klub edhe për ca kohë, pasi këtë e konfirmoi agjenti Jorge Mendes.
Mendes shpjegoi se lëndimi i tij i fundit nuk do ta mbante jashtë për shumë kohë.
“Është diçka nga e cila do të shërohet dhe së shpejti do të jetë mirë”, deklaroi ai.
Mendes u pyet gjithashtu nëse Lamine Yamal do të nënshkruante një marrëveshje të re me Blaugranat.
“Sigurisht që ai do të rinovojë me Barcelonën. Lamine është një tifoz i Barcelonës”, deklaroi Mendes.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2026 – e nënshkruar si adoleshent, por do të bëhet i rritur verën e ardhshme.
Në atë moment, ai thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re gjashtëvjeçare me një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh./Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...