Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë iu përgjigj edhe Partisë Demokratike, duke theksuar se premtimet për pensionet 500 euro, janë të parealizueshme.
Kreu i qeverisë tha se ata “ju shesin ‘qilima fluturues’, si ato të Sudes dhe Rrapushit”.
“Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre dhe të papërgjegjshmërisë të tyre që sot e gjithë ditën ju thonë se do ju bëjmë 500 euro pensionet, ju shesin ‘qilima fluturues’, si ato të Sudes e Rrapushit, këtu është dallimi. Se në fund të ditës pensionistët, qysh nga viti 2014 deri sot me reformën e bërë dhe me ndryshimin e komplet të qasjes, janë trajtuar si ‘të nënës’, më parë ishin si ‘të njerkës’. Ky është dallimi. I dhimbshëm, por i vërtetë. Realiteti me shifra, shiko kolonat, para dhe pas 2015-ës për të njëjtën kategori, diferencat e pensioneve”, tha Rama.
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...