Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, dhe me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Inspektoratin Qendror të Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 126 subjekteve ekonomike, përkatësisht 69 operatorë ekonomik të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 57 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare, aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 34 operatorëve ekonomik në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.
Ndaj operatorëve ekonomik që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 45 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi./Arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...