Këtë të premte (20 dhjetor) do të mbahet mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se mbledhja do të filloj nga ora 11:00 ndërsa synimi i kësaj mbledhje është agjenda e përbashkët Evropiane për dy shtetet
“U njoftuam për takimin e përbashkët të dy kuvendeve dhe u morë vendimi për agjendën e këtij takimi. Ky takim i fundit i përbashkët në këtë legjislaturë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës do të mbahet më 20 dhjetor (e premte) me fillim në orën 11:00. Në agjendën e këtij takimi do të jetë fjalimi i kryetarëve të dy kuvendeve, adresimi i dy kryeministrave, adresimi i kryetarëve të grupeve parlamentare”, ka thënë Kusari-Lila.
“Nga Kuvendi i Shqipërisë të pranishëm do të jenë 60 deputetë për shkak të kushteve të pamjaftueshme dhe i takon Kuvendit të Kosovës që ta bëjë përgatitjen sipas aspektit logjistik dhe do të përdorën e hapësira tjera. Do të mundohemi që t’i krijojmë kushtet”, tha Kusari-Lila.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...