Ka ndërruar jetë mësuesja, Remzie Dauti Selimi.
Lajmin për vdekjen e mësueses e ka dhënë Jehona Lushaku Sadriu, Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
Dauti Selimi për vite të tëra kontribuoi me përkushtim të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj, duke lënë pas vetes një trashëgimi të vyer në shkollën ‘Dardania’ dhe ‘Xhemail Mustafa’ në kryeqytet.
“Mësuesja Remzije ishte më shumë se një edukatore; ajo ishte një udhërrëfyese e dashur që edukoi nxënësit me vlera të larta dhe një pasion të çmuar për arsimin. Ngushëllimet tona më të sinqerta i shprehim familjes dhe kolektivit të shkollës. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten të paharruar. Për mua do të mbetet një mike e këshillat e saj do të jetojnë me mua për sa të është jeta”, ka shkruar Lushaku – Sadriu në Facebook./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...