Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një eksploziv u hodh në një turmë njerëzish në një festival në Tajlandë.
Sulmi ndodhi pak para mesnatës me orën lokale të së premtes në panairin e Kryqit të Kuq “Doi Loyfa”, që mbahet çdo vit në distriktin Umphang, në provincën veriore Tak.
Dy të dyshuar po mbahen në paraburgim, por asnjë akuzë nuk është ngritur, raportojnë Associated Press dhe media lokale, duke cituar policinë tajlandeze.
Të paktën 48 persona janë plagosur, gjashtë prej të cilëve janë plagosur rëndë, tha policia.
Policia u njoftua për incidentin në orën 23:30 me orën lokale të premten. Disa nga të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë, shtoi ajo.
Disa raportime sugjerojnë se shpërthimi u shkaktua nga një mjet shpërthyes i improvizuar (IED).
Kryeministrja Paetongtarn Shinaëatra ndau ngushëllimet e saj për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në bombardimin në një postim në X, shkruan BBC.
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...