Presidienti i Francës, Emmanuel Macron ka emëruar François Bayrou si kryeministër të ri të Francës, duke synuar të zgjidhë krizën politike që ka paralizuar vendin.
Bayrou, lider i partisë MoDem dhe aleat i Macronit, raporton BBC, është kryeministri i katërt i emëruar këtë vit, ndërsa sfida e tij kryesore do të jetë formimi i një qeverie stabile.
Kriza ka nisur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që lanë Francën me një parlament të përçarë mes të majtës, qendrës dhe të djathtës ekstreme.
Bayrou zëvendëson Michel Barnier, i cili u shkarkua pas vetëm tre muajsh në detyrë, pasi deputetët rrëzuan planet e tij për shkurtime dhe rritje taksash.
Macron shpreson që Bayrou të shmangë bllokadat parlamentare dhe të rikthejë stabilitetin, ndërsa opozita vazhdon të kërkojë ndryshime të mëdha në politikat e qeverisë.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...