Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në Shqipëri duke sjellë; mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare ndersa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar në zonat e thella malore flokë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor – Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./abcnews.al
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...