Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se pa realizuar reformat, Shqipëria nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij në takimin e nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit, Rama u shpreh se duhet të përfundohet rruga që është nisur.
“BE është fati ynë i madh ku liria individuale, rendi ligjor dhe institucionet demokratike janë të garantuara. Në këtë aspekt, besoj se puna e këtij komisioni është themelore. Këtë komision ta transformojmë në një mekanizëm permanent të Kuvendit, për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Volumi i detyrave është i jashtëzakonshëm. Bashkimi Evropian nuk fal asgjë kur vjen puna te standardet, kritieret që duhet të plotësojë një shtet. Nuk ka gjeopolitikë, luftë, që e bën Bashkimin Evropian të thotë, po i mbyll sytë për këto gjëra”, theksoi Rama./abcnews.al
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...