Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është zgjatur deri në mesnatë afatin për aplikim të subjeteve politike për certifikim si dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë.
“Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, deri në orën 23:59 të ditës së sotme, e mërkurë, 11 dhjetor 2024″, thuhet në njoftim.
“Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu