Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRA) ka deklaruar se është kundër dëbimit të refugjatëve sirianë, duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme në vend.
“Asnjë azilkërkues nuk duhet të kthehet me forcë,” theksoi zëdhënësja Shabia Mantoo në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Disa vende evropiane kanë pezulluar vendimet për kërkesat për azil të paraqitura nga sirianë pas përmbysjes së liderit sirian Bashar al-Assad.
Mantoo deklaroi se ‘’autoritetet duhet të vazhdojnë t’u japin këtyre individëve të njëjtat të drejta si azilkërkuesit e tjerë’’.
Sipas tij, sirianët të aplikojnë për azil në vende të tjera dhe se këto kërkesa duhet të shqyrtohen individualisht, kjo për shkak se dinamika e zhvendosjes në Siri nuk ka përfunduar ende, pavarësisht rrëzimit të liderit shumëvjeçar.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Siri vetëm që nga fundi i nëntorit.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron