Ekonomistja dhe këshilltarja komunale në Komunën e Ferizajt, Arbenita Berisha i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu bëri të ditur LVV me anë të një njoftimi për media ku thuhet se Arbenita ka qenë një prej këshilltarëve komunal më të votuar në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan Arbresh.info.
“Arbenitës i urojmë mirëseardhje sikurse i dëshirojmë suksese në angazhimin e saj politik në subjektin tonë dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për një Kosovë të zhvilluar, me drejtësi, siguri e sovranitet.”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./Arbresh.info/
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...