Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka zhvilluar disa takime që sipas tij kanë qenë të frytshme.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka dhënë detaje rreth takimeve që realizoi duke nisur fillimisht nga bashkëbisedimi me përfaqësues të institucioneve amerikane, ekspert, studiues e profesor, përcjell Arbresh.info.
“Vizita në Washington D.C, solli takime të frytshme. Fillimisht bashkëbiseduam me përfaqësues të institucioneve amerikane, ekspertë, studiues e profesorë, në ngjarjen e organizuar nga Universiteti John Hopkins, Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS). Vijuam me takime me kongresmenët amerikanë William Keating, Keith Self dhe Ritchie Torres”, ka shkruar Bislimi.
Po ashtu, Bislimi bëri të ditur se pjesë e vizitës ishin dhe shkëmbimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, përkatësisht me Zëvendës Drejtorin Menaxhues, Bo Li, dhe Zëvendës Presidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani.
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, u takuam edhe me Drejtoren për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland dhe Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter”, tha Bislimi.
“Pata kënaqësinë të marr pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë, ku dhe u takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bislimi./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë