Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ia refuzoi kërkesën Fadil Fazliut për lirim me kusht.
Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku ka akuzuar dëshmitarët e ZPS-së për shpifje nga Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Prokurorët, Gjykatësit, por edhe Avokatët punojnë vetëm për çështjen e tyre materiale. E, se çfarë është drejtësia dihet: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e ZPS-së që po shpifin ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj, qoftë me vullnet, qoftë me kërcënim e shantazh nga ana e ZPS-së, duhet të ishin në burg”, ka shkruar Klinaku./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Fazliu mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për lirim me kusht
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...