Bora e shënoi fitoren e dytë në këtë edicion të ProCredit Superligës. Prishtinasit në xhiron e 11-të fituan dramën ndaj Bashkimit me rezultat 87:86 (26:18, 23:24, 10:23, 28:21).
Vendasit ishin më të vendosur dhe këtë e treguan që në fillim, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 26:18. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, 23:24, për të shkuar në pushim me shifrat 49:42.
Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë u rikthyen fuqishëm, duke përmbysur rezultatin, që pas 30 minutash ishte 59:65.
Lojë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit. Tre minuta nga fundi, Bashkimi kishte epërsi deri në shtatë pikë, por Bora nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund, duke rikthyer epërsinë në të mirë të saj 87:84, kurse mysafirët ngushtuan në 87:86 dhe kishin aksionin e fundit të ndeshjes, por nuk ishin të saktë dhe Bora triumfoi 87:86, që ishte e dyta në këtë edicion.
Te vendasit u dalluan Alex Aveion Lomax me 23 pikë e shtatë asistime dhe Adem Mekic me 19 pikë e gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Jayveous Mckinnis me 16 pikë e 12 kërcime dhe Mack Smith me 24 pikë./Telegrafi/
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...