Nga njësitë policore të stacionit Jugu në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për dy raste vjedhjeje.
Policia njofton se ngjarjet kanë ndodhur mbrëmë në lagjen Mati në Prishtinë, ku nga dy vetura të ndryshme janë vjedhur 4 llaptopë, 2 telefona dhe sende të tjera.
Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar vetëm disa minuta pas raportimit të rasteve. Ata janë: D. M., mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. B., mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. B., mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja e një vendbanimi ku janë gjetë dhe sekuestruar tre llaptopë dhe gjësende të tjera që mund të ndërlidhen me rastet.
Personat e arrestuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rastet të procedohen më tej./Arbresh.info
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...