Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku, thotë se ka pritshmëri që LDK-ja të del si partia e parë në zgjedhjet e shkurtit, ndërsa PDK-ja e dyta, e VV-ja e treta.
“Pritshmëritë e mia janë që Lidhja Demokratike e Kosovës të del partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u bazuar në rritje dhe reagimin qytetar. E dyta do të del PDK-ja dhe e treta Lëvizja Vetëvendosje”.
Bunjaku mes tjerash te “DPT te Fidani”, tha se qytetarët e kanë përqafuar liderin më të ri të partisë më të vjetër në vend – Lumir Abdixhikun.
“Unë po e shoh në terren çdo ditë, është përqafuar Lidhja Demokratike, është përqafuar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse në kohën kur ne jemi ndëshkuar nga qytetarët jemi akuzuar që e kemi partin e pleqve, se nuk ka të rinj aty, tani e kemi liderin më të ri – i partisë më të vjetër në vend”.
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...