Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.
Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai e dënoi këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike kërkoi hetim të plotë dhe transparent lidhur me ngjarjen.
“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, tha ai.
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...