Familja Mbretërore Suedeze ka njoftuar se Princesha Birgitta është ndarë sot nga jeta në moshën 87-vjeçare, në shtëpinë e saj në Mallorca, Spanjë.
Në një deklaratë prekëse, Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, kujtoi motrën e tij të dashur, duke thënë:
“Motra ime ishte një personazh i gjallë dhe i sinqertë, që do të na mungojë thellësisht mua dhe familjes sime”, transmeton klankosova.tv.
Princesha Birgitta lindi në vitin 1937 dhe ishte një nga katër motrat e rritura së bashku në Pallatin Haga në Stokholm.
Ajo ishte fëmija i dytë i Princit të Kurorës Gustaf Adolf dhe bashkëshortes së tij, Sybilla.
Ashtu si motrat e saj, Princesha Margaretha, Princesha Désirée dhe Princesha Christina, Birgitta nuk kishte të drejtë trashëgimie për fronin suedez, pasi gratë ishin të përjashtuara nga pasimi i fronit në atë kohë.
Megjithatë, kur arriti moshën madhore, Princesha Birgitta mori një rol aktiv në përmbushjen e detyrave zyrtare mbretërore, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në jetën publike dhe sociale të Suedisë.
Familja Mbretërore dhe populli suedez sipas njoftimit mortor, do të kujtojnë përherë figurën e saj të dashur dhe angazhimin e saj të palodhur në shërbim të vendit.
Ceremonitë mortore do të shpallen më vonë nga Pallati Mbretëror.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...