Rilindja 1974 ka shkaktuar befasinë më të madhe në kuadër të rrethit të 1/16 së finales duke mposhtur kampionin në fuqi të këtij kompeticioni Ballkanin.
Skuadra e drejtuar nga Faruk Statovci triumfoi pas penalltive me rezultat 10-9, shkruan Arbresh.info.
Ballkani e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar gol në pjesën e parë. Mirëpo me të filluar etapa e dytë, Altin Shala barazoi rezultatin në 1-1.
Deri në fund gola nuk pati dhe ndeshja shkoi në vazhdime. As në kohën shtesë gola nuk pati dhe penalltinë përckatuan fituesin.
Nga 11 metra më të saktë ishin Rilindja 1974 që me këtë fitore arriti ta eliminoj Ballkanin.
Kështu skuadra e trajnerit Statovci vazhdon garën në Kupë, ku pas dita ditësh do ta mësojë kundërshtarin e radhës./Arbresh.info
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...