Pa asnjë rezultat është përmbyllur takimi mes ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci me drejtuesit e SBASHK-ut, një ditë para protestës së thirrur nga këta të fundit.
Sipas njoftimit nga sindikata takimi në ministri u bë pas konferencës për media që mbajti SBASHK-u ku u priten nga ministrja Nagavci e zëvendësi i saj, Kelmendi.
“Ishte ky takim i shkurtër dhe ka përfunduar pa as edhe një rezultat ngase ministrja Nagavci nuk pati gatishmëri të bisedojë konkretisht për kërkesat legjitime të anëtarësisë që SBASHK-u i ka bërë publike tani e sa kohë”, thuhet në njoftim.
Kjo sindikatë thotë se nesër do të mbahet protesta e paralajmëruar dhe Këshilli Drejtues do të vendosë edhe për veprimet tjera sindikale.
“SBASHK uron që nesër në kuadër të protestës përfaqësues të MASHTI-t të takohen me udhëheqës të protestës në përpjeke për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dy palët”, përfundon komunikata e sindikatës./rtk
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...