Arijanet Muric po vlerësohet pothuajse çdo javë për paraqitjet e tij në fushën e blertë.
Muric është pjesë e Ipswich Town në elitën e futbollit anglez, pas transferimit këtë verë nga Burnley.
Skuadra e Muric po lufton për mbijetesë, mirëpo paraqitjet e portierit kosovar po bien në sy gjithmonë.
WhoScored në formacionin ideal të Ligës Premier për muajin nëntor, bazuar te notat mesatare statistikore të futbollistëve, ka vendosur Muric, i cili kishte notë mesatare 7.22.
Në formacion kanë zënë vend edhe emra si Noussair Mazraoui, Matheus Cunha, Mohamed Salah, Bruno Fernandes, Dominik Solanke dhe Joao Pedro.
Gjiganti dardan u vlerësuar me notën prej 7.22 nga sajti i njohur në Britaninë e Madhe.
Ndeshjen e ardhshme, Muric me Ipswich Town do të sfidohen nga Crystal Palace, me takimin që luhet në “Portman Road”.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona