Manchester United do të takohet me Arsenalin në mesjavë në kuadër të Ligës Premier, por ata tashmë kanë marrë një lajm të keq para këtij dueli.
‘Topçinjtë’ do të futen në këtë takim pas fitores bindëse me rezultat 5-2 ndaj West Hamit të shtunën, por edhe mysafirët nuk qëndrojnë më keq.
Kjo për shkak se ‘Djajtë e Kuq’ morën fitoren e parë në Ligën Premier nën urdhrat e trajnerit të ri Ruben Amorim, duke mposhtur Evertonin me rezultat të thellë 4-0.
Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee ishin protagonistët kryesor në këtë takim pasi që të dy shënuan nga 2 gola.
Sidoqoftë, kjo fitore ka ardhur me një kosto për gjigantin anglez, pasi ata nuk do të jenë në gjendje të llogarisin shërbimet e dy lojtarëve për derbin me Arsenalin.
Bëhet fjalër për dyshen Lisandro Martinez dhe Kobbie Mainoo të cilët do ta humbasin këtë takim për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Që të dy lojtarët kishin nga katër të tillë para sfidës me Evertonin, aty ku nuk i shpëtuan dot ndëshkimit me karton të verdhë.
Kjo situatë tashmë do ta detyrojë teknikun portugez që të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, teksa Mikel Arteta do të tentojë ta shfrytëzojë në avantazhin e tij këtë situatë./Telegrafi/
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona