Tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio janë djegur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin”, tha Ahmeti.
Ndërsa nuk ka persona të lënduar nga ky incident, e zjarri është lokalizuar.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...