Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.
Kurti në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar gjendjen momentale të Ibër-Lepencit teksa thekson se kanë rifilluar furnizimet me ujë të fabrikave në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës, përcjell Arbresh.info
“Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës. Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera, i pari i ekzekutivit kosovar potencoi se së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...