Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë autoritet të plotë për të hetuar incidentin në Zubin Potok, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre.
“Në përputhje me mandatin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in dhe vëzhguesit e EULEX-it, është formuar një njësi policore dhe ata kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën aktuale dhe pasojat e saj të mundshme”, ka shkruar Barbano në rrjetin social. “X”.
Ai e ka vlerësuar veprimin e shpejtë të autoriteteve të Kosovës për menaxhimin efektiv të dëmeve dhe reagimin ndaj situatës emergjente, duke parandaluar kështu pasojat e mëtejshme për popullatën.
“Institucionet e Kosovës kanë juridiksion të plotë për të hetuar sulmin, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe se të drejtat e njeriut respektohen plotësisht”, ka shkruar Barbano.
Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit./Telegrafi
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...